Kreu i PD, Sali Berisha në bashkëpunim me Bordin Ekzekutiv të Forumit të Grave të EPP organizoi sot konferencën ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’. Berisha: E nderuar zonja presidente Biro’, e dashur Albana, e nderuar zonja Mariya Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetër e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz. Të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.