Top Channel/ Berisha: “Gërshërë” për krimin! Krijojmë Komisionin e të Vërtetës
17/01/2025 19:43

Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë sot në takimin me temë “Siguria dhe Rendi” në selinë blu. Ai tha se në 16 muajt e parë PD do të penalizojë dhe largojë nga strukturat policët që kanë përdorur Sky Enchro Chat apo Matrix. Berisha: E vërteta është se Shqipëria ka disa emergjenca sot, por një nga emergjencat e mëdha të saj dhe në mënyre të pamohueshme pa zgjidhjen e së cilës, pa të tjerat nuk mund të zgjidhen është gjendja e Policisë së Shtetit. Ky institucion është i përbërë nga individë të përfshirë në kultivimin, trafikun e drogave, shpërndarjen e drogave, tregtimin e tyre, ndihmën ndaj trafikantëve dhe nëqoftëse ne nuk pastrojmë policinë nga këta individë, kriminelë, ne nuk do të kemi kurrë institucionin që ne duam. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar ju dhe mbarë shqiptarët, se të gjithë ata individë të përfshirë në veprimtari të tilla, do të largohen nga policia dhe do të përballen me ligjin për veprimtarinë e tyre kriminale. Po kështu të gjithë ata punonjës, oficerë, inspektorë policie, që kanë përdorur komunikimet elektronike sekrete me telefona të koduar, Sky Enchro chat apo Matrix, se ky Proda është një Matrix i gjallë do të largohen nga strukturat dhe do të penalizohen. Zero tolerancë në lidhjet me krimin. Të gjithë ata persona, anëtarë të Policisë së Shtetit që kanë disponuar informacione për përfshirjen në aktivitete kriminale nga punonjës të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, të vendit apo të huaj, edhe ata do të largohen nga Policia e Shtetit. Nëse nuk e pastrojmë shtëpinë tonë, ne nuk do ta gëzojmë atë. Ndaj dhe puna jonë do të fillojë me pastrimin e shtëpisë tonë. Garantoj se, çdo efektiv i Policsë së Shtetit që është implikuar në krim elektoral në forma të ndryshme, do të ndëshkohet. Jo vetëm do të largohet nga policia, por do të ndëshkohet rëndë për krimin elektoral, si një krim kushtetues, si një krim i rëndë politik, si një atentator ndaj demokracisë së vendit. Në programin tonë, në rast se do e nisim nga pastrimi i shtëpisë tonë, ne do të kalojmë në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo luftë synon goditjen dhe çmontimin e të gjitha grupeve dhe organizatave kriminale, vendase, rajonale dhe kudo që ndodhen në një afat kohor 16 mujor. Ne u shpallim luftë atyre dhe i garantoj se nuk do të ketë paqe me ta, deri në vendosjen e tyre para ligjit. Le të shkojnë ku të dojnë, në Dubai apo ne Zelandën e Re, Australi apo Afrikë të Jugut. Do të kapen dhe do të vendosen para ligjit. Shkatërrimi i bandave shqiptare është detyrë mbi çdo detyre. Janë këto banda që po shkatërrojnë me narkoeurot ekonomi shqiptare. Janë këto banda që po shkatërrojnë demokracinë në Shqipëri, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Beteja ndaj tyre do të jetë përparësi absolute dhe u them atje ku janë, kudo që ndodhen, kthehuni pak prapa dhe kujtoni, se ku janë gjetur bosët. Nuk jemi ne të taktikës ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’. Jo jo, kokat do të ua hajë ligji atyre. Kjo është taktika jonë. Dhe ky operacion sado që duket i vështirë, garantoj se policia e rendit ka çdo potencial për ta përmbushur me kompetencë të plotë dhe njësi kohe. Kur kryeministri shkon e takon bandat, e kuptoni vetë ju se çfarë mburoje bëhet për to. Kur mban koordinator në zyra për të koordinuar bandat, ato janë pastaj vetë shteti.

Top News – Ndarja 4 me 4 e Kushtetueses. Pse nuk e shuan debatin për imunitetin e Ballukut
07/02 10:48
Top News- Berisha për Territorialen e Zgjedhoren: Marrim pjesë, do bëjmë projektin tonë
06/02 22:49
Top News – Ndërhyrja te ligjet e reformës. Berisha: Asnjë bashkëpunim me PS për gjyqësorin
06/02 16:28
Top Channel/ Peleshi takime në Uashington, pritet nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit
06/02 15:12
Top Channel/ Rishikim të reformës në drejtësi! Berisha refuzon çdo ndërhyrje në sistem
06/02 15:05
Top News – Vizita në Vatikan dhe takimi me Papën, Rama ndan pamjet
06/02 09:07
Top Channel/ “Kemi mbështetje në mbarë botën”, Berisha: Protestat tona më të mirëpritura se kurrë
05/02 21:39
Top Channel/‘Sa më shumë të bindim për protestën, edhe socialistë’, Berisha: Asnjë shqiptar nuk…
05/02 20:43
Top Channel/ Berisha i “turret” Kushtetueses: Janë të degraduar, degjeneruar, turp!
05/02 15:12
Top Channel/ “Bëni reformën zgjedhore”, ambasadori i OSBE: Probleme me ligjin, PS-PD të bien dakort
05/02 15:10
Top Channel/ ODIHR kërkon reformë zgjedhore, Tarran: Ka probleme me ligjin, duhet përmirësim
05/02 12:09
Top News – ‘Pasuritë e vjedhura, do u kthehen ju’. Berisha nga foltorja në Tiranë
04/02 21:48
Top News – Berisha zbulon bisedën me Koço Kokëdhimëm për standardet e rrugëve
04/02 21:45
Top News – ‘Jam tërhequr zvarrë nga garda në 1991, gati për revoltë në 10 shkurt’
04/02 21:44
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit, asgjë nuk e ndal marshin tonë!’
04/02 21:44
Top News – Kush janë ‘tradhëtarët’ në PD! Berisha deklaron ndarje përfundimtare
04/02 21:43
Top News – Berisha flet për Berluskonin. ‘Nuk ju shmang kurrë urdhrave të drejtësisë’
04/02 21:43
Top News – Berisha: Vetëm revoltë. Kreu demokrat me strukturat: Koha është e idealistëve
04/02 21:41
Top Channel/ Siguria e rajonit, Peleshi në SHBA: Kosova të anëtarësohet në NATO
04/02 20:12
Top Channel/ Takim me strukturat në njësinë 1 dhe 3, Alimehmeti:Sheshi tregon kush është opozita
04/02 18:38
DIGITALB DIGITALB