Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në 15 vjetorin e 21 janarit se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen ku u shënuan 4 viktima. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Rama e thirri atë protestë pasi falsifikoi një video të filmuar nga Dritan Prifti dhe i kërkoi ish kryeministrit të kohës që të pranonte zgjidhjen politike ose “do të kalohej mbi kufoma”.