Thuajse çdo vit, zona e NënShkodrës vuan nga përmbytjet, ndaj shkodranët presin zgjidhje përfundimtare. Në takimin me banorët e Dajçit, Sali Berisha ia faturoi fajin vetëm Edi Ramës. “Në 8 vite nuk bëri asgjë. Do të dëmshpërbleheni në çdo qindarka sapo PD-ja do të vijë në pushtet. Do të krijoj me ligj fondin e dëmshpërblimin e përmbytjeve nga digat”, tha Berisha. Zgjidhje premton edhe për çështjen e pronësisë: “Ka mbajtur qëndrim antikushtetues për pronat. më ndryshimin e qeverisë, i jepet zgjidhje kësaj problematike”, tha Berisha.