Top Channel/ Berisha frymëzohet nga Trump, premton Shqipëri madhështore!
05/03/2025 19:32

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së kësaj të mërkure zbuloi disa prej projekteve të koalicionit të krijuar “Shqipëria Madhështore”. Ai u shpreh se ka skeptikë, duke u kujtuar Shqipërinë e viteve 2005-2008,e cila sipas tij ishte “Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë’. Berisha: Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë? A nuk ishte Kaskada e Devollit projekti i hidrocentralit më të madh që po ndërtohej në kohën e vet? A nuk u firmosën 434 kontrata për hidrocentrale? A nuk kishte pra në këtë projekt madhështi, aq sa ftoj mediat të rrëmojnë në arkivat e tyre dhe të gjejnë se si opozita e asaj kohë dhe të tjerët talleshin, kur ne shpallnim Shqipëria superfuqi energjetike rajonale. Ku jemi sot? Ato projekte, ajo moto bëri që sot ato hidrocentrale të ndërtuara, të firmosura në atë periudhë, të përbëjnë bazën e rritjes së prodhimit të energjisë me 70 përqind. Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale. Prapë, kërkoj nga mediat të rrëmojnë në të shkuarën e afërt të kësaj force politike që premton këto. Në vitin 2005, penetrimi i internetit në Shqipëri ishte 4.8 përqind. Në fund të vitit 2005 deklarova se do sjellim Shqipërinë në moshën dixhitale. Reagimi ishte përqeshje dhe nënqeshje, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga mediat. E vërteta është se në vitin 2013, Shqipëria arriti një penetrim interneti prej 63 përqind. Shqipëria u bë një nga vendet me aksesin më të lehtë në internet në botë. 1250 qendra u hapën në të gjithië vendin ku qytetarët mund të përdornin internetin falas. Pra, nuk u ndala në asgjë tjetër në këtë të shkuar, për të treguar se disa herë më madhështore do jetë Shqipëria e viteve që vijnë se ajo që unë citova. Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të realizojnë projektet më madhështore dhe këtë e kanë faktuar. Kush e mendonte se vendi më i izoluar i planetit dhe më i pasigurt do bëhet anëtar i NATO-s? Ajo u bë realitet. A nuk ishte madhështi kalimi i shqiptarëve nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta, që u quajt një kërcim kuantik? Pra, këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat ne do paraqitemi çdo ditë, çdo orë para qytetarëve.

Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17
Top Channel/ Berisha: Rama po varros vendimin për Ballukun, e ndaluar të përdoret në studio…
26/03 13:57
Top Channel/ “Kush thotë jemi të këqij u them shihni veten”/ Rama: Po lëmë pas korrupsionin, ky…
26/03 13:45
Top Channel/ Rama flet për panairin e 1935: Një shqiptare prezantoi rakinë në Fiera Del Levante…
26/03 13:35
Top Channel/ ‘Kemi 12 milionë turistë’, Rama: Shqipëria një vend që po e le pas korrupsionin dhe…
26/03 13:29
Top Channel/‘Krenar që kemi një ministre digjitale’,Rama:Kemi mbyllur hendeqe historike, energjia…
26/03 13:26
Top Channel/ Rama: MatchMaker sot në një nivel tjetër, tani më e lehtë për tu rikthyer në Shqipëri
26/03 13:20
Top Channel/ ‘Ai qeni që hapi këtë event është shqiptar’, Rama:Panairet një mënyrë për të rrëfyer…
26/03 13:17
Top Channel/ “Do blejmë çdo armë që duhet”, Kryeministri: Shqipëria e mbrojtur nga NATO
26/03 12:15
Top Channel/ “Shikohet çmimi i shitjes së karburanteve krahasuar me bursën”, mblidhet Bordi për…
26/03 12:11
Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41