Në përfundim të protestës që zgjati mbi tre orë, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë blu, ku paralajmëroi edhe për protestën e radhës. Teksa falenderoi mbështetësit, Berisha tha se protesta e radhës do të jetë akoma më e shkëlqyer. “Përshëndetje dhe mirënjohje të pakufishme me guximin tuaj. Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike, përmbysjen e diktaturës 34 vite më parë.