Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Vetë kryedemokrati ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berishën në rrjetet sociale, ndërsa shprehet mirënjohës për familjen, bashkëpunëtorëve, dashamirësve që e bëjnë vjeshtën, stinën e kurorës së jetës së tij.