Kryedemokrati, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili tha se ka vjedhur kartat e anëtarësisë. Këtë akuzë, Basha e konsideroi si qesharake, ndërsa u shpreh se Berisha është bërë shumë banal dhe qesharak. Lulzim Basha tha nga selia blu se kryetari i PD-së, nuk merret me kartat e anëtarëve. Duke ju përgjigjur akuzave të Sali Berishës, Basha u shpreh se çdo anëtar identifikohet edhe me kartë identiteti.