Përpara protestës së thirrur ditën e nesërme nga ish Kryeministri Berisha, ky i fundit ka mbërritur vetë në selinë blu ditën e sotme. Krahë tij ishin anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetës të ish kreut historik të PD-së. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se dyert e selisë blu ditën e nesërme do të hapen dhe nuk ka blind apo beton që do të pengojë demokratët.