Sali Berisha gjatë fjalimit të përditshëm është ndalur te protesta kombëtare e opozitës e thirrur në datë 11 korrik. ‘’Kurrë, asnjëherë një pushtues nuk është larguar me fjalë. Është larguar me dajak dhe vepra.” Sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani ka ushtruar presion ndaj mediave. ‘72 orë na ndajnë nga ora jonë! Të gjithë në këmbë kundër kësaj drejtësie kriminale’, theksoi Berisha.