Top Channel/ Berisha: Do transformojmë bujqësinë, marrim përsipër 80% të interesave për kreditë
03/04/2025 17:51

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është ndalur sot në një takim me banorët e zonës së Baldushkut. Berisha gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u ndal te programi i partisë së tij dhe koalicionit opozitar për bujqësinë. Ai tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë prioritet nëse ata fitojnë në 11 maj zgjedhjet parlamentare. “Asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sektori i bujqësisë. Shqipëria vërtetë ka tokë pak, por ka tokë pak nëse marrim parasysh fushën, por nëse kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, plot ujë në tërësi, që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalë në sipërfaqe pafund, nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj sektori i bujqësisë për ne, se kjo qeveri e ka harruar, është një përparësi shumë e madhe”, u shpreh Berisha. “Ne i detyrohemi fermerëve përveç mbështetjes për prodhimin, t’u krijojmë infrastrukturën dhe shërbimet si të një lagjeje të qytetit. Tokën e punojnë ata vete, ne ndihmojmë me mjete. Transformim të infrastrukturës së Shqipërisë rurale, ne angazhohemi për subvencionim për çdo fidan që mbillni apo kokë bagëtie që mbani. Subvencionet do jenë emergjencë dhe do e praktikojmë menjëherë, masa nuk do jetë sa e Francës dhe Gjermanisë, por sa Kosova dhe Maqedonia, që sot është 5 herë më e madhe se e vendit tonë. Do ta 5-fishojmë këtë fond. Për çdo kredi që do merrni për sera, bagëti etj, ne do mbulojmë 80 % të interesave “, u shpreh ai.

Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31
Top Channel/ Balla-Berishës: Futë në listë Ilir Metën që i ke thënë kriminel dhe hoqe Dash Sulën
26/06 12:06
Top Channel/ Berisha: Petro, kush të nxori nga parlamenti? Kartelet të nxorën, ti prap do thuash jo
26/06 11:45
Top Channel/ Berisha-Gogut: Dole i nxirë kur u fol në komisionin europian për farsën elektorale
26/06 11:17