Të dielën e Bajramit, PD organizoi tryezën e rrumbullakët me të rinjtë, nga ku Sali Berisha premtoi rikthimin e ‘trurit’ në atdhe dhe angazhimin e tyre në qeveri. Kryedemokrati kërkoi që fushata të jetë shëmbëlltyrë e fytyrës së të rinjve, kjo pasi në lista sipas tij janë përfshirë 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç.