Sali Berisha vazhdon të marr veten në mbrojtje nga selia e Partisë Demokratike, duke refuzuar paraqitjen në seancë gjyqësore. Ai beson se në këtë betejë nuk është i vetëm dhe ka mbështetje të shtuar nga forumet demokratike. Këtë betejë Berisha nuk e la vetëm në fushën e gjykatës, tani më e spostoi edhe në arenën politike. Kur ende nuk kishte nisur seanca në gjykatë, Sali Berisha mblodhi kryesinë e rithemelimit si emergjencë për të diskutuar reagimin e opozitës përballë zhvillimeve më të fundit.