Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. “Jemi rikthyer për të risjellë vullnetin e shumicës së shqiptarëve”, u shpreh Berisha në hyrje të selisë Demokratike.