Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga IDU Summit në Bruksel, ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh se ‘qeveria përdori fondet publike për të blerë vota’. Sipas Berishës, ‘zgjedhjet ishin një farsë’, ndërsa bëri thirrje që ‘nëse nuk kthehet vota e lirë, vendi ynë do të zhduket’.