Top Channel/ Berisha denoncon komisionerët: Voton vetë dhe udhëzon në dhomë të fshehtë
23/06/2025 14:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp bëri një tjetër denoncim. Përmes videove, të cilave i transmetoi gjatë takimit me gazetarët, ai denoncoi komisionerët që votonin në zgjedhjet e 11 majit apo udhëzonin qytetarët se kë duhet të votonin. Berisha: Tani, dua të njoh shqiptarët me videon që shokoi audiencën dhe është dëshmi e një përpjekje të jashtëzakonshme që po bën opozita në luftën kundër aktualisht, armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që ka emrin Edi Rama dhe farsës së tij elektorale. Edhe njëherë, për çdo qytetar që vlerëson lirinë, vlerëson votën dhe fjalën e lirë si themele, të lirive të tij, ai që të merr këto, është armiku yt me i egër pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga shtetësia, pavarësisht se çfarë është, ai është armiku numër 1 i yti me të cilin duhet të përballesh. Tani, imagjinoni pak kjo, është farsa. Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prap votën. Nuk ndalet, prapë votë. Komisioneri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit. Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit. Aty rri dhe i udhëzon, komisionerja. Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve. Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri. Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar. Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa. Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do t’i pranojë këto zgjedhje.

Top Channel/ Qosja: Reforma Territoriale, mundësi për rikthimin e politikës pranë qytetarëve
31/03 13:22
Top Channel/ PS-PD arrijnë kompromisin e parë, dakordësi për financimin e partive
31/03 12:50
Top Channel/ ‘Nuk kemi punë me Komitetet Ekzekutive’, Berisha: Dekoncentrimi është një parim…
31/03 12:11
Top Channel/ ‘Duhet të rikthejmë komunat’, Berisha: Të përcaktohet numri i banorëve në qytetet….
31/03 12:06
Top Channel/ ‘Shqipëria rurale nuk ekziston’, Berisha: Goditje fatale për fshatin, veriun e…
31/03 12:02
Top Channel/ ‘Regjistrimi i fundit i falsifikuar’, Berisha: Koha ka ndalur në vendet rurale, ku…
31/03 11:52
Top Channel/‘Reforma territoriale një krim kombëtar’, Berisha:U vendos një model që nuk ekziston as…
31/03 11:51
Top Channel/ Reforma Territoriale, Boçi: Sot kemi më pak shërbime, shpopullimi…
31/03 11:42
Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03