Farsa me votën e diasporës/ Berisha publikon skandalin e DHL me nënkontraktorët: U vunë në veprim pas mesazhit të Edi Ramës për zarfet në Greqi Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama. Ju do shihni këtu se DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës. Pra, ishte Edi rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë.