Top Channel/ Berisha demokratëve: Ju e shpëtuat PD-në! Më 24 janar të gjithë bashkë në betejën tonë
20/01/2026 21:25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij të radhës, këtë herë me banorët e njësisë numër 4 të Bashkisë së Tiranës. Gjatë diskutimit njëri prej qytetarëve shfaqi pakënaqësi për foltoret. Ai tha se qeveria nuk rrëzohet me foltore me kartona, por me protestë e revolucion. Demokrati iu drejtua Berishës duke i thënë: “Deputetët e PD-së të blejnë 50 kamiona dhe të bllokojnë qendrën nga sheshi “Skëndërbej” deri te “Nënë Tereza”. “Dua të diskutoj për PD, jo për Shqipërinë sot doktor. Shqipëria ka dy, Skëndërbeun dhe Nënë Terezën, të tretin e them më vonë. Nënë Tereza thotë: Një jetë e jetuar për veten është një jetë e plogësht. Skëndërbeu tha: O zot i madhërishëm mbrojtës i atdheut, mbroje lirinë e Shqipërinë. Pas këtyre je ti doktor, tani ka ardhur koha pas 2021 12 more kuvendin të besuam, të kesh shëndet, të lutem çoje amanetin e këtyre të dyve në fund, mos na zhgënjeni, ne kemi ardhur pas teje, deri në vdekje na ke pas, por jo të na zhgënjesh. Ti bën foltore, mua nuk më pëlqen foltorja duhet revolucion, të blejnë të gjithë deputetët që janë 50 deputetë, 50 kamiona, t’i vendosin te sheshi “Skëndërbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, t’i vendosin me kavo të gjatë aty, ajo është protestë, jo protestë me kartonë. Protestë është të blejnë 50 deputetët e PD-së, kamionë nga 50 mijë euro, nga sheshi Skëndërbej deri te sheshi Nënë Tereza, të bllokohet qendra, ajo është protestë revolucionare. Kaq kisha, më falni për shqetësimin, fola shumë i stresuar dhe i emocionuar se kisha frikë se do më presë fjalën Florjana”, u shpreh qytetari në foltoren e PD nga njësia nr.4 në Tiranë.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15