Kryedemokrati Sali Berisha është nisur drejt Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar. Ndërkohë, jashtë SPAK janë mbledhur dhjetëra demokratë, në mbështetje të kryetarit të PD-së. Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.