Rezervat e Altin Dumanit për ndryshimet ne kodin penal nuk ndryshuan qëndrimet e Sali Berishës për kreun e SPAK. Ndryshe nga një ditë më parë ku kryedemokrati duartrokiti qëndrimin e kreut te prokurorisë së përgjithshme Ccela doktori ka vendosur të mos ulë “armët” me kryeprokurorin e SPAK, i cili gjatë një bisede me gazetaret i konsideroi kallzimet e opozitës për krime elektorale si indicie të pashoqëruara me prova.