Akuzave për farsë elektorale Sali Berisha i bashkangjiti edhe fondet e bujqësisë. Rama u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët. Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.