Ish kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Bilisht ka folur sërish për përfshirjen e Lulzim Bashës në çështjen e Toyota Yaris. Berisha nuk i ndahet Bashës dhe i kërkon vazhdimisht që të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjeve. Në fjalën e tij, Berisha tha se dosjen ia ka mbyllur Rama në Prokurorinë e Tiranës, por në Prokruorinë e Belgjikës, kreu aktual i PD rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale.