Nga kuvendi kombëtar i Rithemelimit, ish kryeministri Berisha u deklaruar kundër reformës në drejtësi, për të cilën tha se ka vënë drejtësinë në dispozicion të ekzekutivit. Ndonëse një investim amerikan, Berisha u zotua se nesër në pushtet do të zhbëjë të gjitha pasojat katastrofale të kësaj reforme, e për këtë do të bashkëpunojë me institucionet më të mira europiane dhe amerikane, edhe pse këto të fundit i kanë mbyllur derën duke e shpallur ‘non grata’.