Ashtu siç pritej, Sali Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK, që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare. Ankimimi u dorëzua nga avokati i tij Sokol Mëngjesi. Avokatët sjellin një sërë kazusesh por me e rëndësishmja sipas tyre lidhet me një vendim të gjykatës europiane të të drejtave të njeriut thënë ndryshe gjykata e Strasburgut.