Sali Berisha nuk u shfaq këtë të hënë në SPAK, por mori avionin për të udhëtuar drejt Strasbugut për të denoncuar në Asamblenë Parlamentare te Këshillit të Europës Edi Ramën, 4 ditë nga celja zyrtare e fushatës elektorale. Për të tërhequr vëmendjen e eurodeputeteve, kryedemokrati u foli jo vetem për izolimin e tij, por dhe për arrestimin e Ilir Metës, Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit si dhe procesin penal te Fatmir Mediut.