Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, se po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për forcimin e pushtetit të tij dhe për të goditur opozitën. Ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pasi sipas kryedemokratit, qëndron në atë detyrë në kushte antikushtetuese.