Fushata elektorale do të shoqërohet edhe me padi penale në Prokurorinë e Posaçme në SPAK. Sali Berisha po përgatit padi për dy kandidatët për kryebashkiak të Partisë Socialiste në Tiranë dhe Durrës. “Zonja Sako do shkojë për ndjekje penale për hidrovorin e Durrësit. Sikundër sdo shkojë Erion Veliaj si njeri që për xhepat e tij ka lejuar familjarët e drejtorëve të pasurohen me paratë e taksapaguesve shqiptar”, tha Berisha.