Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Sipas Berishës, Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta me bosë kryesorë të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ai ka ndërhyrë për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës, sipas kreut të PD, ku ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka.