Në mbledhjen e grupit parlamentar Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për favorizim të oligopoleve ne ekonomi. Berisha: Në qoftë se ju merrni sot tregun e hidrokarbureve, janë disa kompani të licencuara. Në qoftë se merrni tregun e mishit, janë disa kompani të licencuara. Në qoftë se merrni tregun e sheqerit, janë disa kompani të licencuara. Por, këto licenca a shërbejnë këto për të rregulluar tregun apo në marrëveshje të fshehtë asgjësojnë konkurrencën? Kryedemokrati deklaroi se cmimet ne Shqipëri janë më të larta se ne BE duke paralajmëruar se Partia Demokratike do të ndërmarrë cdo nisme ne mbrojtje te qytetarëve.