Top Channel/ Bënte magji ndaj armiqve politikë, Putin kthehet kundër “shtrigës së tij të preferuar”
12/09/2024 22:38

Alyona Polyn, 44 vjeçe, raportohet se drejton një shoqëri magjistaresh të quajtur “Shtrigat me të forta të perandorisë” por inteligjenca e Ukrainës thotë së fundmi se ajo ‘është në shërbim të agjencive ruse të inteligjencës. Mediat perëndimore shkruanin sot se Putin e kishte kthyer gruan në “shtrigën e tij të preferuar” por se fundmi zyrtaret e tij e kane quajtur “ekstremiste”. Polyn, e njohur gjithashtu si Elena Sulikova, 44, është akuzuar s fundmi nga zyrtarët e Putin për ofendim të besimtarëve ortodoksë rusë. Ajo thotë se ka trashëguar fuqitë e saj magjike nga gjyshja dhe tashmë drejton konventën e shtrigave me të cilën ka mbështetur Putin dhe luftën e tij, duke bërë magji kundër armiqve. Por megjithatë ajo raportohet se në fillim të vitit është marrë në pyetje nga hetuesit kur u gjet në zotërim të kukullave të magjisë vudu, të qirinjve të zinj dhe statujave me zota të dyshimtë, nga besime të ndryshme. Mediat shkruajnë se magjistares i ishin gjetur gjithashtu lakuriqë nate të ngordhur, thika ritualesh, barëra të ndryshme, kafka e sfera kristali. Kësaj jave zyrtarët në Moskë e akuzuan atë për “ekstremizëm dhe ofendim të besimtarëve”, duke u bërë pjesë e listës së personave të proceduar. Gruaja kishte marrë vëmendje në 2019 kur drejtonte një grup “shtrigash në mbështetje të Putin”, duke bërë magji ndaj armiqve të tij që ata “të ktheheshin në humnerë”. Në një prej mesazheve të tyre thuhej: “Ai që dëgjon e ai që nuk dëgjon, ai që shikon e ai që nuk shikon, nuk do ta harroni fjalën time. Ngrihu fuqi e Rusisë, drejto rrugën e Vladimir Putin në të vërtetë e në drejtësi, me anë të fjalës time.” Kievi ka sugjeruar se ajo është e lidhur me shërbimet sekrete ruse, duke rekrutuar magjistare të tjera për të monitoruar lëvizjet e ushtrisë së Ukrainës, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45