Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Elektroniks”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme dhe qendra tregtare, vihet në pranga autori i dyshuar.