Top Channel/ Bënë shqiponjën dykrenare me duar, Serbia dëbon dy zviceranë
07/11/2024 21:50

Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”. Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë. Autoritetet serbe e cilësojnë këtë gjest si provokim nacionalist. Dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe. “B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe. Ata ishin dënuar me burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar. Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet. Edhe në të kaluarën, Serbia kishte reaguar ashpër ndaj bërjes së simbolit të shqiponjës. Futbollisti zviceran, Granit Xhaka, i cili me prejardhje nga Kosova, e kishte bërë me duar shqiponjën pas golit të shënuar nga ekipi i tij. Më pas, Xherdan Shaqiri, po ashtu me prejardhje nga Kosova, kishte bërë këtë simbol në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës më 2018. Ata ishin gjobitur nga autoriteti botëror i futbollit, ndërkaq festimi i golave në këtë mënyrë nga futbollistët me prejardhje nga Kosova, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi.

Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24