Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama inspektoi vetë nga afër disa bare e restorante në Vlorë. Sikurse duket nga pamjet, Rama ndalet në një restorant dhe i drejtohet një personi se duhet të heqë tavolinat dhe vazot jashtë, që të lirojë trotuarin për këmbësorët.