Mes 100 vendeve nga e gjithë bota, Qyteti i Belshit ka fituar në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër. Për këtë fitore, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Arif Tafani, dhe ekipin e bashkisë së Belshit si dhe sipërmarrësit që me investimet e tyre po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.