Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen. Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike. “U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime, teksa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha nëse është pyetur në lidhje me politikanë, ai e konfirmoi.