Top Channel/ Beleri zemëron edhe grekët/ Votoi të preferuarin e Musk në PE
04/02/2025 23:14

Fredi Beleri ka zemëruar edhe grekët këtë radhë. Vota e tij në Parlamentin Europian për të preferuarin e Elon Musk ngjalli reagimin e Eurogrupit të Demokracisë së Re. Ata kanë kritikuar Belerin pasi ka marrë një iniciativë që nuk përputhej me atë të eurodeputetëve të tjerë konservatorë të Demokracisë së Re. Në momentin e votimit për postin e zëvendëspresidentit në Komisionin Special "Mburoja për Demokracinë Evropiane" në Parlamentin Evropian ai ka vendosur që të votojë eurodeputetin qipriot Phidias Panagiotou (Fidias Panajotu). Edhe pse eurodeputeti qipriot humbi mandatin nga një kandidat i socialistëve, reagimet nisën shpejt si nga brenda partisë së Fredi Belerit, ashtu edhe nga eurodeputetët e partisë SYRIZA. Sidomos reagimet nga partia Demokracia e Re kanë qenë të menjëhershme pasi mënyra dhe veprimi i tij nuk u pranua nga deputetët e këtij grupi. Beleri në fillim I është përgjigjur reagimeve të eurodeputetëve të së Majtës greke me një postim të tij në rrjetin X ku shkruan duke justifikuar zgjedhjen e tij: “Unë zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Phidias Panagiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai. Por pak më vonë, pas votimit, ashtu siç shkruajnë mediat greke, filluan të mblidheshin “re” mbi partinë e të djathtëve grekë dhe eurodeputetja e Demokracisë së Re, Eliza Voseberg, Kryetare e Komisionit të Transportit dhe Turizmit mban distancë publikisht në X. Konkretisht ajo shkruan : “Propozimi i Fredi Belerit për qipriotin Phidias Panagiotou është zgjedhje e tij personale dhe nuk përshtatet në linjën politike të Eurogrupit”. Fredi Beleri reagoi sërish: “Dua të konfirmoj atë që thotë kreu i Eurogrupit tonë. Ishte një zgjedhje personale”. Ky “faull” i parë në eurogrupin e Demokracisë së Re nga Fredi Beleri është pasqyruar gjerësisht nga të gjitha mediat greke.

Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02
Top Channel/ Ministri i Financave, Malaj: Sillni faturën, fitoni 10% të TVSH-së
11/04 14:41