Theoharis Lalakos, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Greqisë, ka qenë sot në mesditë në ambientet e paraburgimit të Vlorës, duke zhvilluar një takim me Fredi Belerin. Takimi, me kryetarin e ri të Bashkië Himarë, ka zgjatur rreth 20 minuta dhe më pas është larguar. I shoqëruar nga ambasadores greke në Shqipëri, Kostandia Kamici, Lalakos tha se Beleri ishtë në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë asnjë koment tjetër.