Në vendimin e zbardhur të gjykatës ndaj kryebashkiakut të sapo zgjedhur të Himarës Dhionisis Alfred Beleri përmendet se policia u informua për shitblerjen e votave në këtë zonë. Përpara se prokuroria të siguronte bashkëpunimin e një qytetari, në fashikull citohen emrat e pesë personave, që referohen se merrnin para nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë ” dhe i shpërndanin në Labëri në njësinë Horë- Vranisht.