Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01/2025 22:21

Në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, Presidenti Bajram Begaj vuri theksin te integrimi në Bashkimin Evropian dhe mbështetja për shqiptarët, kudo ndodhen. “Integrimi evropian është e vetmja alternativë e Shqipërisë, është zgjedhje e natyrshme e një populli të lashtë, me vlera, kulturë e traditë evropiane dhe përkatësi Euroatlantike. Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe kudo në Diasporë mbeten në vëmendjen tonë për ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit kombëtar dhe garantimin e të drejtave të tyre” , u shpreh Presidenti Begaj. Në fjalën e tij, Presidenti vuri theksin edhe te vota e diasporës, që sipas tij, do kontribuojë në zgjedhjet e 11 majit në përzgjedhjen e alternativës më të mirë. “Diaspora shqiptare do të ketë mundësi që, me votën e saj, të kontribuojë për përzgjedhjen e alternativës më të mirë për vendin. Zgjedhjet janë një test pjekurie dhe, më shumë se rezultati, i rëndësishëm për ne mbetet respektimi dhe zbatimi i standardeve që garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme, të drejta e demokratike”, u shpreh Begaj. Kreu i Shtetit Shqiptar kërkoi mbështetje për Kosovën dhe apeloi për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e mëtejshëm të NATO-s. “Shqipëria vijon mbështetjen e pakushtëzuar për Republikën e Kosovës për njohje të reja, për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe për afirmimin e saj në rajon e përtej. Forcimi i Aleancës Euroatlantike duhet të jetë prioritet. Një NATO e fortë dhe e përbashkuar do të kontribuojë në përballjen e çdo sfide”, u shpreh Presidenti shqiptar. Në fund, Kreu i Shtetit ftoi ambasadorët të bashkëpunojnë për përballimin e sfidave të përbashkëta, si dhe të kontribuojnë për promovimin e Shqipërisë.

Top News- PD kërkon interpelancë me Nufin, duan shpjegime për funksionimin e ‘KAYO’
08/04 22:24
Top Channel/ Skemë e re pensionesh, Rama batuta me të huajt: Mësoni të dashuroni dhe mallkoni…
08/04 20:39
Top Channel/ Rama: Skemë e re për pensionet! Vendimin për në BE mund ta pengojë edhe një votë
08/04 19:57
Top News – Raporti IBAR për negociatat. Berisha-Lista e vendeve të BE që refuzojnë po rritet
08/04 19:10
Top News – ‘Më pak korrupsion, më shumë zhurmë’. Rama flet edhe për integrimin: Ne bëjmë punët tona
08/04 18:58
Top Channel/ “E dyfishon shteti”, Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë…
08/04 18:40
Top Channel/ Takimi në Durrës, Rama: Mbetjet elektronike po kthehen në unaza dhe varëse ari
08/04 18:39
Top Channel/ “Nuk e kemi shfarosur korrupsionin”, Rama nga Lezha: Si mund të rriten pagat nëse…
08/04 18:38
Top Channel/ “Të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip”, Rama batuta me punonjësit e huaj
08/04 18:37
Top News – Braçe, kritika edhe Qeverisë. ‘Vetëm akciza e bordi, nuk mjaftojnë për çmimin e naftës’
08/04 16:36
Top Channel/ Berisha sërish për IBAR: Shqipëria dje ngeci prapë në këtë proces, çdo javë…
08/04 15:32
Top Channel/ Dautllari, ambasadore në BE, zëvendëson Hoxhën. Miratohet dhe diplomati në Belgjikë
08/04 15:27
Top Channel/ Berisha: Ndryshim i taksave të naftës, shteti fiton nga rritja e çmimit
08/04 15:23
Top Channel/ “Çdo javë vendet që kundërshtojnë Shqipërinë në BE”, Berisha: Ai thotë jemi të parët
08/04 14:13
Top Channel/ Berisha: Me sulmet e opozitës duan të sfumojnë aktet skandalozë që kryejnë çdo ditë
08/04 14:12
Top Channel/ “Thotë se çmimet ishin kaq të larta në periudhën tonë”, Berisha: Mashtrim i turpshëm
08/04 14:12
Top Channel/ “Të përmbyset sistemi ndëshkues fiskal i naftës”, Berisha: Po dëmton shqiptarët
08/04 14:12
Top Channel/ Berisha takim me aleatët në selinë e PD, Top Channel zbardh diskutimet
08/04 13:36
Top Channel/ Meta gjyq në kushtetuese, ish presidenti në paraburgim kërkon të lirohet
08/04 12:43
Top Channel/ Rama premton rritje pagash: Paga më të larta për mjekët dhe më shumë investime
08/04 12:15