Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni. Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike. Kjo është dhe vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë që ndërmerret në tre vendet baltike:Letoni, Estoni dhe Lituani. Në pritjen e organizuar për nder të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj merrnin pjesë Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Kryetarja e Parlamentit, Daiga Mieria, Kryeministrja, Evika Siliņa, si dhe përfaqësues të tjerë të shtetit dhe qeverisë letoneze.