I zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës, Bajram Begaj dha sinjal që do të komunikojë me të gjithë faktorët politik, përfshirë edhe grupimin e Sali Berishës. Por, socialistët nuk e fshehën zhgënjimin për kreun e shtetit, i cili konsultoi datën e zgjedhjeve lokale edhe me Oerd Bylykbashin, i zgjedhur nga PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha në postin e nënkryetarit.