113-vjetori i Pavarësisë bëri bashkë politikanë të Shqipërisë e Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të sistemit të drejtësisë, njerëz të medias e kulturës, në pritjen zyrtare të organizuar në Pallatin e Brigadave, organizuar nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Krah kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda, atmosferës kuqezi ju bashkuan në mbrëmje edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ndërkohë që ra në sy mungesa e opozitës. Para të ftuarve, Presidenti Begaj e nisi me mesazhin për bashkim dhe forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan.