Top Channel/ Begaj në Kuvendin Arbëresh: Të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi
22/11/2023 19:41

Duhet të hapim një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë, u shpreh presidenti Bajram Begaj në Kuvendin Arbëresh që po mbahet në Tiranë si pjesë e Samitit të Diasporës. “Veprimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm“, deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi nevojën emergjente të angazhimit për ruajtjen dhe lëvrimin e arbërishtes, si një gjuhë që për shqiptarët është çështje identitare. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e një platforme gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar, të ruajtjes dhe të përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza. Gjithashtu, vlerësoi krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe apeloi për mekanizma që krijojnë kushte për zgjerimin e studimeve albanologjike. Presidenti përgëzoi nismat e përfshirjes së arbërishtes në shkolla, në programet e Rai Kalabria dhe iniciativën e Radio-Televizionit Publik Shqiptar për hapjen e një kanali televiziv për Diasporën, ku sigurisht do të promovohet edhe gjuha dhe kultura arbëreshe. “Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organet e pushtetit vendor dhe qendror dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla, që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim“. Presidenti Begaj përgëzoi profesorët Francesco Altimari dhe Matteo Mandala për përkushtimin e tyre në hartimin e dosjes “Moti i Madh”, të dorëzuar për aplikim në UNESCO. “Natyrisht, në kuadrin e bashkëpunimit nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, i cili mund të zgjerohet në fusha, si: turizmi, kultura, bujqësia, industria ushqimore apo në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”. Si pjesë të bashkëpunimit të ri Presidenti propozoi edhe hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri. “Ne shqiptarët kemi nevojë për të mos harruar. E kaluara, sidomos kur i mbijeton historisë dhe arrin në aktualitet, duhet mësuar. Shembulli i arbëreshëve duhet të jetë nxitje që sot të bëjmë më shumë për Shqipërinë, jo të përkëdhelim ndërgjegjen duke u krenuar me bëmat e brezave paraardhës. Ata e bënë të tyren. Tani është radha jonë”.

Top Channel/ Takim me operatorët turistikë në Vlorë, Rama: Qeveria nuk i vendos çmimet, unë po ju…
13/04 16:00
Top Channel/ Gonxhja takim më operatorët turistikë në Vlorë: jemi në momentet më të mirë e do të…
13/04 15:52
Top Channel/ Rama takohet me operatorët turistikë në Vlorë: Krahasuar me një vit më parë kemi më…
13/04 15:52
Top Channel/ Bledi Çuçi bashkëbisedim me operatorët turistik në Vlorë: Turizmi po bëhet motori i…
13/04 15:52
Top Channel/ T’i kundërvihemi qeverisë”, Berisha të tijve: Shkarkoni ChatGPT dhe Gemini, do t’ju…
13/04 15:47
Top Channel/ Frika nga zjarret në Elbasan, shqetësim nga zonat që u dëmtuan në 2025
13/04 15:29
Top News – Vrasja e Martin Çeços. Kaloi afatet e paraburgimit, lirohet Martina Pajollari
13/04 15:26
Top Channel/ Berisha në mbledhje: Ne jemi shpresa e fundit dhe e vetme,sytë janë drejt nesh e të…
13/04 15:19
Top Channel/ Mbledhja me kolegjin e kryetarëve, Berisha: Ne kërkojmë një kthesë rrënjësore
13/04 15:17
Top Channel/ “Fitorja e Maygar në Hungari”, Berisha: Pas 16 viteve të Orban, në Hungari u…
13/04 15:09
Top Channel/ Morën peng të riun për pastrim parash, dy të arrestuar dhe 1 në kërkim
13/04 15:06
Top Channel/ Trafikantët “zbërthehen” në SPAK për laboratorin e kokainës në Frakull
13/04 15:04
Top Channel/ Amnistia pret “vulën” nga BE! Pritet përgjigje për 447 persona
13/04 15:03
Top News – Diaspora oksigjen për ekonominë. Vitin e kaluar remitancat arritën 1.1 mld euro
13/04 15:03
Top News- “Vizita në Vlorë…po më lerë të lutem”, Rama mbyll takimin me Asamblenë e PS në Vlorë
13/04 14:51
Top News- Laboratori i kokainës në Frakull/ Dy nga të pandehurit bëhen bashkëpunëtorë të SPAK
13/04 14:50
Top News – PD denoncon korrupsionin / Deputetja Tabaku: Shqiptarët po varfërohen çdo ditë
13/04 14:42
Top News – Rrëmbehet dhe dhunohet 32-vjeçari. Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim i treti
13/04 14:19
Top News- Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Refuzohet ekstradimi, babai i viktimës shpallet në kërkim
13/04 14:18
Top News – Kufizohen transaksionet cash! Rregulla të reja dhe për deklarimet e valutës në kufi
13/04 13:50