Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur në takim nga homologu Zoran Milanoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Milanoviç shprehu përkrahjen e Kroaci në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. “Shpreh përkrahjen e plotë, është e rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e shoqërisë europiane. Nëse ne nuk ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë sa më parë të jetë e mundur, atëherë do të vijë dikush tjetër ta ndihmojë. Kjo është e qartë”.