Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë dy ditore në kosovë me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë. Kreu i shtetit u prit të enjten në Prishtinë nga homologia e tij Vjosa Osmani. Bajram begaj premtoi nga prishtina se shqipëria do ta mbështesë gjithëmonë kosovën. “Askush nuk mund ta pengojë Kosovën të ndërtojë e lirë dhe e pavarur të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të saj, si dhe askush nuk mund të kërcënojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës!”