Presidenti Bajram Begaj u prit në një vizitë shtetërore nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Ndërsa biseda mes dy presidentëve u ndal tek gazi, Begaj vlerësoi rëndësinë e projektit të TAP-it, ndërsa gazsjellësi Adriatiko-Jonian, tha ai pritet do të kontribuojë akoma më shumë në rolin e Shqipërisë si shpërndarëse e gazit në rajon.