Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Dekreti që mban datën 10 tetor 2024 është futur tashmë në procedurë parlamentare për t’u shqyrtuar fillimisht në komision dhe më pas në seancë.