Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen hungareze Katalin Novak, presidenti Bajram Begaj ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovë, ku shprehet se është e patolerushme dhuna e ushtruar ndaj KFOR-it dhe medias. Sipas tij nuk ka asnjë justifikim për të dyja palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër.