Top Channel/ Begaj kalon në heshtje “barazinë gjinore”, hyn në fuqi ligji i shumëdebatuar
05/12/2025 19:33

Ligji për barazinë gjinore, që shkaktoi përplasje të forta mes palëve politike, por u kundërshtua dhe nga qytetarë e aktivistë, do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Afati kushtetues prej 20 ditësh, që Kreu i Shtetit të firmoste ligjin e miratuar në Kuvend vetëm me votat e socialistëve ka mbaruar, duke bërë që ligji për barazinë gjinore të kalojë në heshtje. Pas miratimit nga Kuvendi, një grup qytetarësh dhe aktivistësh i kërkuan Presidentit Begaj që të mos e dekretonte ligjin për barazinë gjinore. Një kërkesë e tillë u dërgua në zyrën e Begajt edhe nga opozita, përmes një letre të firmosur nga 12 gra deputete, që e konsideronin draftin si antikushtetues dhe që cenon të drejtat e njeriut, me qëllim kryesor shkatërrimin e familjes. Ligji u kundërshtua nga komunitetet fetare dhe shoqata “Pro familjes”, ndërsa përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë dhe shumë organizata të shoqërisë civile e përshëndetën nismën e qeverisë shqiptare. Ligji u miratua në seancën maratonë të 6 nëntorit me 77 vota pro të mazhorancës, ndërsa 36 deputetë të opozitës votuan kundër. Ndërsa për opozitën, ky ligj shkatërron familjen, mazhoranca që e propozoi dhe e miratoi thekson se ligji është i standardeve më të larta, garanton barazi mes burrit e gruas dhe ndalon diskriminimin me bazë përkatësinë gjinore, në fushë sociale, politike apo ekonomike. Pra, heq të gjitha dallimet, përjashtimet, kufizimet me bazë gjinore dhe mos njohje të të drejtave të një gjinie të caktuar. Ditët në vijim pritet që ligji për barazinë gjinore pritet të botohet në fletoren zyrtare dhe të hyjë në fuqi 15 ditë më pas për të nisur zbatimin në praktikë.

Top Channel/ Polemika për reformën administrative, PS dhe PD me qëndrime të kundërta
11/03 19:54
Top Channel/ Rama shpërthen ndaj Kushtetueses pas vendimit për Tik Tok
11/03 19:52
Top Channel/ Opozita mobilizohet për protestën e nesërme, teksa Kuvendi voton për Ballukun
11/03 15:27
Top Channel/ Veliaj pret vendimin më 20 maj, Kushtetuesja shqyrton kërkesën për masës së arrestit
11/03 15:22
Top Channel/ Qeveria monitoron çmimin e naftës, Ibrahimaj: Jo ndërhyrje me bord
11/03 15:08
Top Channel/ Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore
11/03 14:50
Top Channel/ “Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita…
11/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, të gjitha vendimet që u morën sot
11/03 14:16
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb
11/03 14:04
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Integrimi në BE është ëndrra e çdo shqiptari
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha: Rama ka vendosur t’i…
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, Karakaci tregon vendimet që u morën: U shpronësuan…
11/03 14:01
Top Channel/ Ligji për baset sportive/ Malaj: Shpejt do nxjerrim të gjitha aktet e nevojshme
11/03 13:52
Top Channel/ Kumbaro: Do pajisim mësuesit e gjimnazeve me laptopë, hapim në Korçë Liceun francez
11/03 13:50
Top Channel/ ‘Do marrim vendimet e duhura’, Ibrahimaj: Krizat arrijmë ti përballojmë dhe…
11/03 13:42
Top Channel/ Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në rajon, Ibrahimaj sqaron: Nëse karburanti….
11/03 13:41
Top Channel/ Mbledhja e Qeverisë, Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e bursës për karburantet
11/03 13:41
Top Channel/ “Kujdes me debatet në PS”/ Rama mbledh kryesinë, më 21 mars mblidhet Asambleja
11/03 12:16
Top Channel/Mbledhja e Kryesisë,Klosi:Në qershor zgjedhje në parti, struktura të PS edhe në diasporë
11/03 11:15
Top Channel/ Mesazhe nga Bundestagu/ Peter Beyer: Reforma në drejtësi mbetet sfidë për integrimin
10/03 15:23
DIGITALB DIGITALB