Top Channel/ Begaj firmos! Ja kur mbahen zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera
01/10/2025 19:35

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të dielën e 9 nëntorit si ditën kur do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën. Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar edhe pozitën ligjore lidhur me zgjedhjet në kryeqytet, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Në këtë mënyrë, kreu i Shtetit nuk ka pritur vendimmarrje nga Kushtetuesja duke dekretuar datën që i hap rrugë KQZ-së të nisë përgatitjen për zgjedhjet dhe partive të nisin fushatën elektorale. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ. “Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më tej Begaj thotë se nga periudha kur ka dalë vendimi i qeverisë për shkarkimin e Veliajt deri tani nuk ka pasur ankim në Gjykatën Administrative dhe as vendim për pezullimin e këtij vendimi. “Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme”, vijon më tej Presidenti. Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë. Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave. Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes. Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ. Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative. Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025. Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit. Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme. Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Top News- Berisha “i armatosur” për protestë, me maskë kundragaz e syze sfidon policinë
20/02 20:27
Top News- Berisha në seli, protestuesi i del para me telefon, demokratët gati për protestë
20/02 18:02
Top Channel/ Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të…
20/02 15:11
Top Channel/ Berisha: Protesta paqësore, molotovët s’i organizon opozita. Distancohet nga…
20/02 15:09
Top Channel/ PS zyrtarizon nismën për pezullimet, dorëzohet kërkesa në Parlament
20/02 15:07
Top Channel/ Sot protesta e opozitës, drejtuesit e PD mbajnë sekret axhendën
20/02 12:45
Top Channel/ Partia Demokratike bëhet gati për tubimin, ‘blindohet’ godina e Kryeministrisë
20/02 12:22
Top Channel/ Gonzato për DW: “Të ndalojnë sulmet e politikanëve ndaj SPAK”-ut!
20/02 12:14
Top Channel/ PS voton ish-deputetin e PD! Këshilli mbikëqyrës i Bankës,PD voton kundër Selami Xhepës
20/02 12:13
Top Channel/ E zbulon Trump: Shqipëria e Kosova do çojnë trupa në Gaza
19/02 19:41
Top Channel/ Rama jep dy mesazhe të forta në Bordin e Paqes, nuk harron UÇK
19/02 19:40
Top News – Diplomacia dhe integrimi. Deputetja Tabaku, replika me ministren Spiropalin në Kuvend
19/02 18:09
Top News – Përplasja Bardhi-Balla. ‘Je në përgjimet e SPAK! Ke akuzuar edhe nokën’
19/02 17:56
Top Channel/ “Disa presidentëve këtu t’i vijë turp”/Rama ngre çështjen e Hagës në Bordin e Paqes:Të…
19/02 17:44
Top Channel/ Rama flet në Uashington për liderët e UCK-së në Hagë: Të lutem presidenti Trump të…
19/02 17:43
Top Channel/ “Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”/ Rama në Uashington: Shqipëria do kontribuojë në Gaza
19/02 17:42
Top Channel/ Trump mbërrin në Bordin e Paqes, takohet me kryeministrin Edi Rama
19/02 15:39
Top Channel/ Braçe: Kallëzim penal Tatimeve! Pse nuk hapet shkolla “Edit Durham”
19/02 15:16
Top Channel/ Përplasje për integrimin, ministrja Spiropali: Do mbyllim negociatat me BE brenda 2027
19/02 15:16
Top Channel/ Berisha justifikohet për McAllister: U takova me koordinatorin….
19/02 15:13
DIGITALB DIGITALB